Tragjedi në plazhin e Shëngjinit, mbytet një person, pranë u gjet një Jet Ski

Një person është mbytur në plazhin e Shëngjinit.

Viktima është një 37-vjeçar i identifikuar si N.Z., nga Fushë-Kruja.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi,. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.