Tragjedi në Itali! Pitbulli sulmon për vdekje foshnjën 9-muajshe në shtëpi! E ëma ishte në punë, ndërsa i ati…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Napolit, ku një foshnjë 9-muajshe ka humbur jetën pasi u sulmua nga pitbulli i familjes.

Sipas mediave italiane, babai i vogëlushes e gjeti atë të shtrirë në shtrat, mes një pellgu gjaku, pasi qeni e kishte sulmuar. Nëna e vajzës ndodhej në punë në momentin e ngjarjes.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, foshnja humbi jetën rrugës për në spitalin Villa dei Fiori, për shkak të plagëve të rënda në fytyrë dhe kokë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie.