Tragjedi në Greqi! Vdes 32-vjeçari shqiptar, aksidenti i mori jetën disa muaj pasi ishte martuar
Një 32-vjeçar shqiptar, Kosta Cerriku, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Greqi. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 12 shkurtit, në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, afër Evinochorit, në Aitoloakarnania.
Automjeti në të cilin udhëtonin Cerriku dhe kunati i tij, 26-vjeçari, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një mur. I riu shqiptar është transportuar menjëherë në Spitalin e Messolongit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa kunati i tij ka mbetur i plagosur.
Kosta Cerriku jetonte në Agrinio, ku punonte në një servis makinash. Ai ishte martuar me motrën e 26-vjeçarit disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar.
Aksidenti ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi dhe ka lënë pas një dhimbje të thellë. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që hetimet vijojnë.