Tragjedi në futboll! Sulmuesi i Liverpool Diogo Jota humb jetën në aksident
Futbollisti 28-vjeçar portugez i Liverpoolit, Diogo Jota raportohet se ka humbur jetën në një aksident me makinë në provincën e Zamorës.
I riu, babai i tre fëmijëve ndërroi jetë nga aksidenti tragjik ndërsa kishte vetëm 10 ditë që kishte celebruar martesën me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso.
Duke ndarë imazhe të dasmës në internet, ish-sulmuesi i Liverpoolit tha: “22 qershor 2025. Po, përgjithmonë.”
Sipas gazetës Marca, aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria. Pak ditë më parë, ai i dha fund beqarisë.
Lojtari i Liverpoolit vdiq kur automjeti me të cilin udhëtonte me vëllain e tij Andre dhe ai futbollist profesionist 26-vjeçar, doli nga rruga dhe u shkrumbua nga flakët.
Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për 44.7 milionë euro.
Që atëherë, ai ka bërë 182 paraqitje për Reds, duke shënuar 65 gola dhe duke dhënë 26 asiste.
Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar tre trofe me Reds: një titull të Ligës Premier (2024-25), një FA Cup (2021-22) dhe një League Cup (2021-22).