Tragjedi në Elbasan! U futën për t’u larë, mbyten dy vëllezër në lumin Shkumbin, 7 dhe 9-vjeç
Një tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fushë Labinot, ku dy fëmijë të mitur janë mbytur në ujrat e lumit Shkumbin. Sipas të dhënave paraprake dy fëmijët janë të moshave 7 dhe 9 vjeç.
Ata kanë hyrë për t’u larë në ujërat e Shkumbinit, por janë marrë nga rrjedha e fortë e lumit. Pavarësisht se disa banorë janë ndihmuar për t’u ardhur në ndihmë dy të mitur nuk kanë mundur të shpëtohen. Trupat e tyre janë gjetur të pajetë disa kilometra larg vendit ku ishin future pë t’u larë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.
Njoftimi:
Në fshatin Labinot, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër).
Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.