Tragjedi në Elbasan! E moshuara e paralizuar humb jetën pas një zjarri në banesë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Shtëmajë, në Njësinë Administrative Bradashesh, ku një e moshuar ka humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në banesën e saj. Zjarri ka përfshirë shtëpinë e gruas, e cila ishte paralizuar dhe jetonte e vetme, ndërkohë që fëmijët e saj jetonin në emigracion.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë reaguar me shpejtësi për të shpëtuar jetën e saj, por, për fat të keq, nuk kanë mundur të evitonin tragjedinë. Viktima ka mbetur e bllokuar brenda banesës dhe nuk ka mundur të shpëtojë nga flakët.