Tragjedi në Elbasan/ Aksidenti i rëndë i merr jetën nënë e birit, plagosen shoferi i furgonit dhe 4 pasagjerë (EMRAT)

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, ku një furgon pasagjerësh është përplasur me një automjet tip “Benz”, duke shkaktuar dy viktima dhe pesë të plagosur.

Të ndjerët janë Klodian Shahini dhe Fatbardha Shahini, nënë e bir, të cilët ishin tregtarë ambulantë dhe ndodheshin në rrugë në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh.

Sipas të dhënave, furgoni drejtohej nga A. B., 44 vjeç, ndërsa automjeti “Benz” nga K. Sh. Përplasja fatale u mori jetën drejtuesit të automjetit dhe nënës së tij, që ndodhej si pasagjere.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe shoferi i furgonit dhe katër pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.