Tragjedi në Dibër/ 31-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në vend
- 31 March, 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Rrenxë, Dibër, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas policisë, viktima, i identifikuar si A.S., ishte duke shtruar një linjë interneti kur dyshohet se ka prekur rrymën dhe ka ndërruar jetë në vend.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ