Tragjedi/ Furgoni i pasagjerëve përplaset me kamionin, 11 viktima, mes tyre 8 fëmijë
Një aksident tragjik ka ndodhur në shtetin verilindor të Brazilit, Bahia, ku një furgon pasagjerësh është përplasur me një kamion, duke shkaktuar 11 viktima dhe pesë të plagosur.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës në një autostradë në rajonin malor të Sapanta Diamantina, një zonë e njohur turistike. Furgoni po transportonte 16 persona, nëntë prej të cilëve ishin anëtarë të së njëjtës familje, që po ktheheshin në qytetin Rui Barbosa nga Boa Vista do Tupim, rreth 70 kilometra larg.
“Njëmbëdhjetë persona humbën jetën, tetë fëmijë dhe tre të rritur”, deklaroi kryebashkiaku i Rui Barbosa, Ney Diaz, për radiostacionin Sociedade. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, të cilat mbeten ende të paqarta.