Tragjedi familjare në Itali/ Babai vret me thikë djalin 17-vjeçar dhe më pas vetëvritet
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Oltra, në komunën Lamon të Italisë, ku një baba ka ekzekutuar me thikë djalin e tij 17-vjeçar dhe më pas i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.
Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, kur fqinjët dëgjuan të shtëna dhe njoftuan menjëherë autoritetet. Policia që mbërriti në vendngjarje gjeti trupin e pajetë të babait 50-vjeçar, Vladislav Gaio, si dhe të birit të tij, Riccardo.
Hetimet paraprake tregojnë se Gaio fillimisht e ka goditur djalin me thikë në banesën e tyre dhe më pas ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri. Në shtëpi ndodheshin edhe bashkëshortja e tij dhe vajza e vogël, të cilat fatmirësisht kanë mbetur të padëmtuara dhe janë nën kujdesin e autoriteteve.