Një aksident ajror i rëndë ka ndodhur në Gjeorgji, SHBA, ku një avion i vogël është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga pista, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Sipas Daily Mail, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa zyrtarët e aeroportit konfirmuan se kontakti me avionin u ndërpre menjëherë pas ngritjes. Mjeti fluturues përfundoi në një zonë të pyllëzuar, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e humbjes së kontrollit mbi avionin. Ekspertët e aviacionit dhe hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të tragjedisë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ