Tragjedi ajrore në Austri, rrëzohet avioni i vogël! Humbin jetën 4 persona
Një avion i vogël privat, që ishte nisur nga Oberschleissheim, afër Mynihut në Gjermani, u rrëzua tragjikisht në rajonin e Pinzgau, në Austri, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në bord.
Sipas raportimeve të autoriteteve austriake, avioni u rrëzua në një zonë malore dhe të vështirë, afër rrugës rurale Gerlosstrasse B165, e cila lidh Oberpinzgau me Zillertal në Tirolin e Veriut.
Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës kanë vështirësi në aksesimin e vendngjarjes për shkak të terrënit të ashpër dhe kushteve të vështira të motit, por janë angazhuar në kërkimin e mundshëm të të mbijetuarve apo provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sipas autoriteteve ajrore, avioni u zhduk papritur nga radarët dhe nuk kishte dhënë asnjë sinjal emergjence. Kjo ka ngjallur dyshime për një defekt teknik të papritur ose humbje të kontrollit në fluturim, ndërsa radari u fik në mënyrë të menjëhershme, duke mos lënë kohë për reagim.