Trafikuan 782 kg marijuanë nga Shqipëria, Europol arreston 6 serbë

Beograd, 8. oktobra 2023 – Pripadnici MUP-a, UKP, nakon viemeseène istrage, u saradnji sa BIA i Javnim tuilatvom za organizovani kriminal, uz koordinaciju Evropola i Evrodasta, na podruèju Beograda, Vranja, apca i Paraæina, uhapsili su est osoba osumnjièenih da su kao pripadnici organizovane kriminalne grupe vercovali 782 kilograma marihuane zaplenjene 2020. godine na GP Vatin, prilikom pregleda kamiona sa prikolicom. FOTO TANJUG/ OMK MUP REPUBLIKE SRBIJE/bs
6 shtetas serbë janë arrestuar pas një operacioni të Europol, Eurojust, BIA dhe Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar në Serbi. Ata ishin vënë nën hetim prej disa kohësh, si organizatorë të trafikimit nga Shqipëria të një sasie prej 782 kg marijuanë, e cila u kap në vitin 2020 në pikën kufitare të Vatinit, gjatë kontrollit në një kamion me rimorkio.
Ky grup i organizuar kriminal, i cili përbëhet nga 20 persona, dyshohet se është i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës. Organizatorët dhe anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal dyshohet se kanë marrë pjesë gjithashtu në transportimin e më shumë se gjashtë tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe Republikës së Serbisë në vitin 2020.
Sipas Prokurorisë, ky grup i organizuar kriminal në periudhën prej 12.2. 2020 deri më 16 mars 2020, në territorin e Shqipërisë dhe Serbisë, ka blerë, transferuar dhe ndërmjetësuar blerjen dhe shitjen e lëndës narkotike – marihuanë. Vetëm në njërën prej sekuestrimeve (2 mars 2020) u gjetën dhe u konfiskuan 782 kilogramë drogë marihuanë në pikën kufitare të Vatinit. Gjatë procedurës para hetimore janë marrë provat lidhur me përdorimin e aplikacionit Sky përmes asistencës juridike ndërkombëtare.