Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave, kreu i SPAK, Altin Dumani pjesë e konferencës së Prokurorëve në Holandë

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndodhet në Holandë për të marrë pjesë në Konferencën e Prokurorive kryesore nga Europa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë.

Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës,  David van Weel. Konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta.

“Trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje. Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK” shkruhet mes të tjerash në faqen zyrtare të Ambasadës Holandeze në vendin tonë.