Trafikonin drogën përmes paletave! Goditet grupi kriminal në Greqi, në pranga edhe shqiptarë
- 3 July, 2025
Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia greke mëngjesin e sotëm. Policia ka bastisur një banesë në jug të vendit ku ishte përshtatur në shtëpi bari, në mënyrë që rrjeti i një grupi kriminal të nxirrte kokainë nga lëkura që gjendej në paletat e importuara nga jashtë vendit.
Sipas mediave vendase rrjeti më pas trafikonte kokainën në Greqi dhe jashtë vendit.
Policia ka arrestuar tashmë gjashtë persona mes tyre grekë dhe shqiptarë, ndërsa operacioni po vazhdon për të identifikuar anëtarë të tjerë të rrjetit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ