Trafikonin drogë me autobus, arrestohen dy shqiptarë dhe një italian

Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë dhe një Italian ditën e sotme. 31-vjeçari Italian dhe dy shqiptarët e moshës 42 dhe 39 vjeç akuzohen për trafik droge.

Gjatë një vëzhgimi të organizuar policët kanë parë një makinë e cila drejtohej nga 31-vjeçari, duke dalë nga garazhi i një ndërtese të njohur Lainate dhe sapo mbërriti në Varrese ka ndaluar në një zonë të përdorur për parkimin e autobusëve të cilë vinin nga Shqipëria.

Policia ka parë dy shqiptarët të cilët i dhanë dy zarfe italianit të cilët ky i fundit i ka vendosur në ndarjen e rrotave rezervë të bagazhit të makinës dhe më pas është larguar.

Në momentin kur italiani ka ndaluar në një semafor ai i është nënshtruar një kontrrolli nga policia e cila i ishte vënë pas. Brenda në makinë policia i gjeti 20 blloqe me rreth 23 kg kokainë dhe 6 blloqe me heroinë të cilat peshonin afërsisht 3.5 kg.

Sipas hetimeve nga lëvizjet e italianit dhe indikacioneve të gjetura në celularin e tij, ajo drogë ishte nisur për tregun milanez në zonat Loreto,Crescenzago, Lambrate dhe Forlanini.

Raportohet se italiani ndodhet në burgun Busto Arsizio, ndërsa dy shqiptarët në burgun e Varesës.