Trafikonin armë nga Kosova drejt Shqipërisë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25 vjeç, Muhamed Krasniqi 20 vjeç. janë lënë në arrest me burg, pasi trafikonin armë nga Kosova drejt Shqipërisë,

VENDOSI:

1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit B.K.
2. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim B.K atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
3. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit M.K.
4. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim M.K atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
5. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit E.Th.
6. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E.Th atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
7. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit B.SH.
8. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim B.SH atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
9. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall në Tiranë sot më datë 27.05.2024.

SEKRETARE GJYQTARE
SARA QOSELLARI ARMELA HASANTARI

Check Also

Përmbytjet me 220 viktima në Valencia, shpërthejnë protestat/ Përleshje me policinë

Dhimbje dhe zemërim në Spanjë 11 ditë pas përmbytjes shkatërruese që gjunjëzoi zonën e Valencias. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *