Trafikimi i armëve nga Amerika drejt Belgjikës/ Kush ishte shqiptari që mblidhte grupin kriminal për të kryer porosi droge dhe armësh (Emri)
Detaje të reja janë zbuluar nga grupi kriminal shqiptar me bazë në Antëerp të Belgjikës, të cilët akuzohen për trafikim armësh dhe droge nga Amerika Latine.
Mësohet se mes të arrestuarëve është edhe shqiptari Fatos Markaj 51-vjeç, i cili sipas autoriteteve belge rezulton të jetë një nga personat qe drejtonte grupin kriminal me 12 shqiptarë të arrestuar.
Burime bëjnë me dije se 51 -vjecari rezulton të jetë edhe pronari i kafenesë Pimpelhof në Seefhoek të Antëerp-it. Pikërisht në këtë biznes mblidheshin edhe anëtarët e bandës për të bërë pazaret e tyre për trafikimin e armëve dhe drogës.
Lokali i shqiptarit ishte një nga 19 vendet ku policia bastisi mëngjesin e së mërkurës, nga policia belge. Po ashtu Fatos Markaj kishte edhe një piceri shumë pranë lokalit ndërsa ishte i certifikuar edhe si trajner futbolli.
Në këtë aksion koordinuar edhe me policine shqiptare u angazhuan 275 efektivë të polocise belge.