Pas relaksit në plazh ngecin në trafik, radhë kilometrike nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas

Pas një dite relaksi dhe plot diell në bregdetin e Gjirit të Lalzit, mijëra pushues janë përballur me një situatë të vështirë gjatë kthimit në shtëpi.

Rrugët kryesore që lidhin zonën bregdetare me autostradën Tiranë-Durrës, veçanërisht segmenti nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas, janë përfshirë nga një trafik i rënduar dhe me bllokime të njëpasnjëshme.

Kolona të gjata automjetesh, që në disa pika arrijnë deri në disa kilometra, janë shënuar gjatë orëve të pasdites, duke shkaktuar jo pak stres te drejtuesit e automjeteve.

Shkaku kryesor i trafikut është fluksi i lartë i automjeteve që kthehen në të njëjtën kohë nga plazhi, ndërsa mungesa e sinjalistikës dhe menaxhimit të qarkullimit në pika kyçe e ka përkeqësuar situatën.

Ky fenomen është kthyer në një problem të përhershëm gjatë fundjavave dhe sezonit turistik.