Trafik ndërkombëtar droge dhe armësh përfshirë Shqipërinë/ Mali i Zi akuzë për 11 persona, mes tyre 1 shqiptar
Prokuroria Speciale malazeze, SDT ka ngritur një akt akuzë ndaj një grupi prej 11 anëtarësh për trafik droge, armësh dhe porositjen e një vrasje, sipas mediave të huaja.
Prokuroria pretendon se grupi është formuar nga Milan Jankoviç nga Barani dhe Toni Junçaj nga Tuzi. Ata dyshohen për trafik lëndësh narkotike, krijimin e organizatës kriminale dhe trafik armësh, ndërsa për vrasje të rëndë me nxitje akuzohet edhe Milan Miloviç nga Sutomore.
Përveç Jankoviçit, Junçajt dhe Miloviç, sipas dyshimeve të SDT-së, edhe Darko Vukçeviç nga Podgorica, i cili është në vuajtje të dënimit, edhe bashkëqytetari i tij Bozhidar Vukçeviç, pastaj Sllađan Gjinoviç dhe Spasoje Zlatiçanin nga Zeta, Alen Đoleviç nga Tuza, Filip Krstonijević nga Tuza, Anton Ljucđonaj nga Podgorica si dhe shtetasi shqiptar Nikolino Pepaj dhe persona të tjerë të panjohur