Trafik droge nga Tajlanda, kapen 40 kg marijuanë në Qipro, arrestohet 26-vjeçarja greke, dyshohet për lidhje me shqiptar
Një 26-vjeçare greke nga Lamia është arrestuar në aeroportin e Qipros, pasi gjatë një kontrolli të pasagjerëve u gjetën 40 kilogramë marijuanë në bagazhin e saj. Sipas informacioneve të disponueshme, ajo kishte udhëtuar së fundmi në Tajlandë e shoqëruar nga dy meshkuj, një shqiptar dhe një grek.
Dy burrat kishin kthyer dy ditë më herët, ndërsa ajo udhëtoi e vetme përmes Qipros, duke kaluar nëpërmjet aeroportit të Larnakës më 30 mars.
Gjatë kontrollit të bagazhit, u gjetën dy thasë me vakum najloni, ku ishin të fshehura thasë më të vegjël me lëndë bimore. Si rezultat, 26-vjeçarja u arrestua dhe u dërgua në mbajtje. Pas një sinjali të Interpolit dhe hetimeve nga Shërbimi Kundër Narkotikëve të Qipros, janë kryer kontrolle në disa banesa në Lamia, përfshirë atën e gruas dhe ish-bashkëshortit të saj.
Hetimet po vazhdojnë në mënyrë diskrete dhe deri tani nuk ka informacione zyrtare për lidhjet e mundshme me rrjete ndërkombëtare të drogës. Gruaja e arrestuar është paraqitur para Gjykatës së Rrethit të Larnakës, e cila i ka caktuar masën e ndalimit të përkohshëm.