Trafik droge drejt Finlandës/ Prokurori Shehu: Hetimet u mbajtën sekret. 9 të arrestuar, dy në kërkim

Në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga SPAK me autoritete finlandeze ku është goditur grupi kriminal me drejrues nga Shqipëria dhe u lëshuan dhjetëra urdhër arreste Prokurori Shehu tha se hetimet kanë nisur para dy vjetësh ndërsa theksoi se janë lëshuar 11 urdhër arreste me masë sigurimi ‘arrest në burg’. Në kuadër të operacionit janë arrestuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

“Hetimi nisi mbi bazën e informacioneve të ardhura nga autoritetet finlandeze. Është vlerësuar, në qershor 2023 u regjistrua procedimi penal, në fushën e narkotikëve fakte që ishin konstatuar në Finlandë.

Bashkëpunimi u shtri më tej dhe në fund të nëntorit 2023 u krijuar skuadra e përbashkët hetimore. Hetimi deri më sot ka qenë i fshehtë, jo i hapur, pas krijimit të skuadrës së përbashkët nga SPAK, hetuesit e BKH, Policisë dhe Forcave Operacionale kanë vijuar veprimet hetimore, janë përdorur metoda speciale të hetimit, duke nisur nga përgjimet, janë shkëmbyer në vazhdimësi informacione. Shkëmbimi i informacionit ka qenë thuajse i përditshëm dhe në përfundim u arrit dhe përcaktimi i ditës së aksionit se kur do të bëhej goditja. Është caktuar masa e sigurimit arrest me burg për 11 persona.U ngarkuan për zbatimin e urdhrit hetues të BKH, ora dhe data e aksionit janë biseduar gjerë e gjatë, dhe u vendos të kryhet sot, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë Finlandezë. Janë arrestuar deri më tani 9 persona, po vijon puna për arrestimin e dy të tjerëve. Gjatë zbatimit të masave të sigurimit, u sekuestruan 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumenta që kanë të dhëna lidhur me aktivitetin kriminal të vetë personave. Bashkëpunimi me autoritetet finlandezë do vijojë. Hetimet tani janë të hapura, do vijojë edhe hetimi pasuror për të gjithë personat e indentifikuar.” tha prokurori Shehu në konferencë për mediat