Ëndrra për të firmosur me Harri Kejn po shkon drejt shuarjes.
Bayern Mynih i ka vendosur ultimatum Totenhem për të vendosur të ardhmen e sulmuesit anglez. Sipas asaj që raportohet në mediat britanike, ‘gjelat’ duhet të zgjedhin për të pranuar ofertën e fundit, pasi në të kundërt do të tërhiqen nga gara për të firmosur me 30-vjeçarin.
Kampionët e Bundesligës kanë gati çekun prej 120 milionë eurosh për të sponsorizuar kalimin e Kejn në Bavari, ndërsa pjesë e ofertës është edhe një shifër prej 100 milionë euro bonuse.
Praktikisht rreth 220 milionë euro për kartonin e kapitenit të Tottenham, teksa në rast refuzimi negociatat mund të konsiderohen të përfunduara dhe pa shans për tu hapur në këtë sesion të merkatos.
Dalja nga gara për të firmosur me Kejn do e detyronte Bayern Mynih për të tentuar të tjerë profile për sulmin e sezonit të ardhshëm. Në listë gjenden emra si Viktor Osimhen, Dushan Vlahoviç dhe Xhonatan Dejvis. Ndërkaq, alternativa më të lehta për të firmosur me ta janë Brel Embolo, Mousa Dembele dhe Mohamed Kudus.