Tornado shkatërruese godasin SHBA-në, 21 të vdekur dhe qindra mijëra pa energji

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një serie tornadosh shkatërruese që kanë goditur disa shtete të SHBA-ve, duke lënë pas shkatërrime masive dhe qindra mijëra njerëz pa energji elektrike.

Guvernatori i Kentucky, Andy Beshear, konfirmoi se 14 persona kanë humbur jetën në shtetin e tij, ndërsa 7 të tjerë janë raportuar të vdekur në Missouri. Tornadot kanë rrëzuar çati, kanë shkatërruar banesa dhe kanë rrëzuar pemë në Wisconsin, duke përfshirë edhe zona të tjera të Midwest-it.

Ndërkohë, Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për tornado të mëtejshme që mund të godasin Teksasin, Kansasin dhe Oklahomën këtë të shtunë, ndërsa stuhitë priten të shtrihen deri në Illinois, New Jersey dhe bregdetin e Atlantikut.