Tom Doshi takim me shqiptarët e Milanos: Më 11 maj mos mendoni për mua dhe PSD, por për 1 mln shqiptarë që vuajnë

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi u prit në një takim madhështor në Milano. Mbi një mijë shtetas shqiptarë morën pjesë në takimin me Doshin.

Ai theksoi se PSD ka një program social, i cili në fokus ka shëndetësinë dhe familjet në nevojë.

“Programi i PSD, i cili i vjen në ndihmë 1 milion shqiptarëve, do të jetë pjesë e buxhetit të shtetit. Takova shumë njerëz siç i kam takuar këto 30 vite. Në zgjedhjet e fundit kanë marrë pjesë 1.4 mln shqiptarë, 800 mijë janë pensionistë, 200 mijë janë në ndihmë sociale, pra 1 mln shqiptarë që sot janë në nevojë. Është më e lehtë të bëjnë 1 mln shqiptarë të lumtur se të bëjmë 10 kilometra rrugë. Kemi bërë programin tonë që prek të gjitha pikat, nga turizmi tek bujqësia. Baza jonë është ana sociale. Kemi bërë një program social me hallet e shqiptarëve. Ju kërkoj mbështetjen që të mbështesni çfarë kemi marrë përsipër në këtë mision për shqiptarët. Mendoni për 1 milionë shqiptarë që vuajnë. Mos mendoni për mua, as për PSD-në. Mendoni për shqiptarët”, tha kreu i PSD.

Ky ishte takimi i parë i Partisë Social Demokrate me diasporën në prag të zgjedhjeve parlamentare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)