Todd Boehly nuk mendon vetëm për merkaton, projekt interesant tek Chelsea

Merkato e futbollistëve nuk është objektivi i vetëm për Todd Boehly te Chelsea. Pasi hodhi shifra të frikshme gjatë janarit për blerjen e lojtarëve, biznesmeni amerikan është i vendosur t’i japë klubit londinez një fytyrë të re. Pas nënshkrimeve, tani ai është fokusuar në një stadium të ri, ashtu siç bëri ish-presidenti i “Bluve”, Roman Abramovich . Presidenca beson se Chelsea duhet të ketë një nga stadiumet më të mira në Angli dhe Evropë dhe viti 2030 shihet si afati përfundimtar.

Shembja e impiantit “Stamford Bridge” dhe ndërtimi i një stadiumi të ri në të njëjtin vend duket si opsioni më i mundshëm.  Rruga tjetër e hapur është rindërtimi i stadiumit por nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme për shkak të dëshirës arkitekturore. Edhe shpenzimet do të rriteshin më shumë nga ajo që e fillon nga e para. Opsioni për t’u larguar nga Stamford Bridge është pothuajse i largët, por jo jashtë objektivit.

Qëllimi i Boehly është të bëjnë një stadium modern dhe me tepër hapësira për tifozët. Chelsea besohet se do të shpenzojë rreth 1.5 miliardë paund për stadiumin e ri. Në rast se impianti nuk ngrihet në vendin ekzistues, “blutë” do të blejnë një zonë prej 1.2 hektarësh për ta ndërtuar dhe krijuar hapësira të mjaftueshme për parking dhe zyra. Kapaciteti aktual i stadiumit është mbi 40 mijë vende, por me ndërhyrjen e re, mund të rritet deri në 55 mijë.