Tmerr në Antalia! Luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park, vritet nga gjuetarët
Momente paniku dhe tmerri janë përjetuar në qytetin turistik të Antalias, ku një luan mashkull me emrin Zeus ka arritur të dalë nga kafazi i tij në parkun e kafshëve të Manavgatit dhe ka sulmuar një familje që po flinte në natyrë. Nga sulmi, një burrë ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes kanë shpëtuar pa lëndime fizike, por në gjendje të rënduar emocionale.
Pas incidentit, autoritetet u detyruan të thërrasin njësi gjuetare, të cilat e vranë luanin në vendngjarje, duke shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe mediat turke. Pamje të kafshës së vrarë, të publikuara online, kanë nxitur debat të gjerë nëse Zeus duhej të ishte vrarë apo mund të ishte neutralizuar përmes mjetesh qetësuese.
Sipas autoriteteve vendore, ka nisur një hetim penal lidhur me ngjarjen, dhe po shqyrtohen shkeljet në menaxhimin dhe sigurinë e kopshtit zoologjik, përfshirë përgjegjësinë për daljen e kafshës nga kafazi. Hetimi po zhvillohet në përputhje me Kodit Penal të Turqisë, si dhe Ligjin për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Rregulloren për Themelimin e Kopshteve Zoologjike dhe Parqeve të Jetës së Egër.