Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Mësohet se ish-gjenerali i Ushtrisë do të japë sqarime në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion në lidhje me një kallëzim të Artur Meçollarit.
Kallëzimi në fjalë ka të bëjë me dhënien me qira të bazës detare të Limionit në Sarandë. Kujtojmë se, përveç Kollçakut, Meçollari ka kallëzuar edhe Olta Xhaçkën.
Kollçaku është kallëzuar nga ish-gjenerali Artur Meçollari në vitin 2021 për “shpërdorim detyre” në tjetërsimin e pronave ushtarake në kohën kur Kollçaku ishte shef i Shtatit të Përgjithshëm të FA.