Sërish zjarr i madh në Turqi! Zjarrfikëset ‘në luftë’ me flakët

Një tjetër zjarr pas 24 orësh shpërtheu të mërkurën pranë Çesmesë, një destinacion turistik në provincën perëndimore turke të Izmirit, njoftuan zyrtarët dhe mediat.

“Zjarri nuk është vënë nën kontroll”, paralajmëroi guvernatori i Izmirit, Suleyman Elban, rreth mesnatës (ora lokale), duke shtuar se “sipas dëshmitarëve okularë dhe teknikëve në vendngjarje, zjarri padyshim u shkaktua nga një kabllo e linjës së energjisë”. Sipas radios NTV, zjarri shpërtheu herët pasditen e djeshme në një zonë rurale dhe u përhap shumë shpejt për shkak të erërave në një zonë pyjore ngjitur dhe një ullishte.
“Temperaturat e larta dhe era po i bëjnë të vështira përpjekjet për të kontrolluar zjarrin”, tha stacioni radiofonik, ndërsa ekipet e zjarrfikësve vazhduan punën e tyre deri natën.