Tjetër tragjedi brenda pak ditësh! Masivi i dheut i zuri poshtë, humbin jetën dy punëtorët në Gramsh

Tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sot në zonën e Holtës në Gramsh, ku dyshohet se një masiv dheu është shembur pranë një kanali që dërgon ujë në një hidrocentral.

Për pasojë konfirmohet se dy punëtorët e një kompanie që ndërtonin hidrocentralin kanë ndërruar jetë pasi dyshohet se kanë përfunduar poshtë masivit të dheut.

Ndërsa, policia dhe disa ekipet mjekësore pas njoftimit të marrë për ngjarjen janë nisur menjëherë drejt zonës ku ndodhi ngjarja.

Kujtojmë pak ditë më parë një rast i ngjashëm tragjik ndodhi në zonën e Klosit, ku pas shembjes së një masivi të kromit humbi jetën një 29-vjeçar.