Seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj do shtyhet për të enjten.
Sipas GJKKO, të akuzuarit do të mësojnë edhe masën e sigurisë, me seancën që mbahet në orën 10:00.
Veliaj ka kërkuar lirinë kundrejt garancisë pasurore, diçka që për momentin nuk është pranuar nga ana e Apelit të GJKKO.
Seanca e një dite më parë, që zgjati më shumë se 7 orë, u shty për shkak se avokatët mbrojtës të kryebashkiakut kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura nga prokurorët e çështjes.
Tags:
erion veliaj
Regjistrohu në buletinin tonë informativ