Tjetër plagosje me thikë në Korçë, 29-vjeçari goditet në krah dhe bark (EMRI)

Një 29 vjeçar, i identifikuar si Kostika Ruko nga qyteti i Korçës ka mbetur i plagosur mbasditen e sotme në prej rrugicave të këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur përballë me ish liceun francez, ku sipas policisë dy persona kanë qëlluar me mjete prerëse 29 vjecarin duke i shkaktuar plagë në krah dhe në pjesët e barkut.

Burime pranë spitalit të Korçës thanë se 29 vjeçari ndodhet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve.

Për momentin nuk bëhet me dije asgjë lidhur me shëndetin e tij.

Policia në vendin e ngjarjes dhe pret të shohë kamerat e sigurisë të shkollës dhe biznesve përreth për të shkuar tek autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE: 

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10,  shtetasi K.R., 29 vjeç,  ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga  dy shtetas ende  të  paidetifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorit/ve.