Tjetër ngjarje e rëndë në shkollë! Nxënësi ther për vdekje asistenten në Francë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të martë në një shkollë të mesme në Hauts-de-Marne, Francë, ku një nxënës ka vrarë me thikë një asistente 31-vjeçare. Sulmi ndodhi gjatë kontrollit të çantave të nxënësve, para se ata të hynin në ambientet shkollore.

Gruaja u plagos rëndë dhe u transportua menjëherë në urgjencë, por për fat të keq nuk arriti të mbijetojë. Autori i sulmit, një nxënës gjimnazi, u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.