Një tjetër ngjarje e rëndë incesti është zbuluar sot.
Një 59-vjeçar nga Shkupi është vënë në pranga pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur, sot 14 vjeçe, prej disa muajsh në vitin 2023.
Sipas mediave vendase, ai e ka detyruar të voglën e tij që të kryejnë marrëdhënie prej të paktën tre muaj.
“I dyshuari 59 vjeçar, gjatë qershorit të vitit 2023 deri në mes të muajit gusht, në shtëpinë e tij në Shkup ka detyruar bijën e tij për veprime seksuale. Vajza është e 14 vjeç”, thuhet në njoftimet e lëshuara nga autoritetet në Shkup.
Prokuroria ka caktuar masën e arrestit me burg, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ