Tjetër aksion për hapësirat publike në Vlorë! Largohen karriget dhe tavolinat e bizneseve në Lungomare

Një tjetër aksion ka nisur në Vlorë  për lirimin e hapësirave publike.

Në shëtitoren Lungomare prej mbrëmjes të së premtes po largohen tavolina dhe karrige të bizneseve të vendosura aty këtë sezon veror.

Ju është bërë thirrje me anë të një njoftimi të gjitha subjekteve ti largojnë nga shëtitorja mëngjesin e kësaj të shtune ka vepruar dhe policia bashkiake.

Vlen të theksohet se bizneset operojnë të gjitha me lejen e ushtrimit të aktivitetit. Si dhe kanë vendosur me leje objektet në shëtitore por kjo leje është anuluar duke ju kërkuar që të largojnë objektet nga shëtitorja