Tjetër aksident në Korçë/ Përplasen dy makina, dëme të shumta materiale, pamjet
- 13 May, 2025
Një tjetër aksident brenda pak orësh është regjistruar pasditen e sotme në Korçë.
Sipas policisë së qarkullimit rrugor, njeri nga mjetet nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit në një kryqëzim si ky duke sjellë dhe përplasjen e të dy mjeteve, ndërsa bëhet me dije
se njëri nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident është shtetas i huaj që kishte marrë mjetin me qera në vendin tonë.
Gjithashtu mësohet se nga aksidenti nuk ka patur të lënduar ndërkohë që po hetohet për shkaqet që sollën këtë aksident qe është i dyti brenda pak orësh në Korçë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ