Tjetër aksident ajror/ Aeroplani bën uljen e frikshme në Kanada, rrëshqet në pistë dhe merr flakë

Një aeroplan i “Air Canada” bëri një ulje të frikshme në aeroportin e Halifax-it ndërsa avioni rrëshqiti në pistë dhe mori flakë.

Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për ndonjë të lënduar në këtë incident, sipas medias së huaj.

Aeroplani thuhet se i përket PAL Airlines e cila po kryente fluturimin AC2259 të Air Canada midis St. John’s dhe Halifax.

Videot që pretendohet se janë të incidentit, treguan krahët e avionit duke gërvishtur pistën dhe duke marrë flakë.

Aeroplani Jeju Air mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë stjuardesa, thanë raportet, duke cituar agjencinë e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.