Tiranë/ Zviceriani ndjek dhe sulmon 52-vjeçarin për t’i vjedhur celularin, arrestohet nga policia
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Quick Response”, duke vënë në pranga një 20-vjeçar me shtetësi zviceriane, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Barrikadave, ku i riu, shtetasi J. K., ka ndjekur një 52-vjeçar deri pranë banesës së tij. Më pas, ai e ka ndaluar, është përfshirë në një konflikt fizik me të dhe i ka marrë celularin.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, autori i dyshuar u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa celulari i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.