EMRI+FOTO/ Vodhi makinën ‘Range Rover’, kapet në flagrancë autori ‘lypës’ duke drejtuar mjetin e vjedhur

Shtetasi Adrian Hamalli ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi ditën e djeshme një makinë tip ‘Range Rover’ pranë hotel Marriott. Sipas burimeve policore mësohet se mjeti është lokalizuar dhe është bërë menjëherë bllokimi i tij. Ndërkaq autori është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin e vjedhur dhe tashmë është nën shoqërimin e Komisariatit Nr. 5

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:00, më datë 30.01.2024, u raportua vjedhja e një Range Rover-i me ngjyrë të zezë dhe targë AC007TC pranë hotel Marriott. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të qarkullimit, mjeti u lokalizua dhe u bë bllokimi i tij.

Shtetasi Adrian Hamalli u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin e vjedhur dhe tashmë është nën shoqërimin e Komisariatit Nr. 5.👨‍✈️🔒