Tiranë/ U ndje keq në sallën e Gjykatës së Apelit, vdes në QSUT avokati Gjovalin Ulndreaj

Avokati Gjovalin Ulndreaj nga dhoma avokatisë Shkodër, ka ndërruar jetë.

Mësohet se avokati ka shfaqur probleme gjatë një seancë në Gjykatën e Apelit, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.

Fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në ambientet e spitalit.