Tiranë, u godit 4 herë me thikë tek ‘Astiri’, vdes në spital 34 vjeçari! Arrestohet autori! Dyshohet se viktima i ngacmoi të dashurën (EMRAT)

Tiranë- Një 34 vjeçar humbi jetën në spital mbrëmjen e sotme pasi u godit me thikë në zonën e ‘Astirit’. Ngjarja u shënua rreth orës 18:45, (24 gusht 2024) tek Unaza e Re. Viktima është Amarildo Hoxhallari, ndërsa autori i dyshuar është Darmend Keli 25 vjeç i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Një 34 vjeçar humbi jetën në spital mbrëmjen e sotme pasi u godit me thikë në zonën e ‘Astirit’. Ngjarja u shënua rreth orës 18:45, (24 gusht 2024) tek Unaza e Re. Viktima është Amarildo Hoxhallari, ndërsa autori i dyshuar është Darmend Keli 25 vjeç i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes.
34 vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës por në orën 20:00 u mësua se ai kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Sipas policisë i riu është goditur 4 herë me thikë, dy në gjoks dhe 2 në këmbë.
Tiranë/Informacion shtesë i policise
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi paraprak ora 19:30
Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *