Tiranë/ Tritol në automjetin e një mjekeje! Detajet e para
Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur mëngjesin e sotëm në automjetin e një mjekeje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55, në rrugën “Pjetër Budi”, pranë një spitali, ku lënda shpërthyese është vendosur në gomën e parë të makinës.
Lënda plasëse i është vendosur mjekes Matilda Kaja e cila punon në një spital privat në zonën e qytetit Studenti. Sipas deklarimeve të saj në polici, ajo është shprehur se nuk ka konflikte. Sipas saj personat të cilët kanë vënë tritolin mund të kenë patur objektiv spitalin dhe jo atë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.