Tiranë/ Tentuan t’i grabisnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari, arrestohen katër të mitur

Policia e Tiranës ka arrestuar katër të mitur, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç, të cilët akuzohen për tentativë grabitjeje me dhunë ndaj një 21-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ku të miturit kanë tentuar t’i marrin me forcë sendet personale të të riut.

Pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçari, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 organizuan menjëherë operacionin për kapjen e autorëve. Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, ata bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e katër të miturve.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse të miturit e arrestuar mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme të ndodhura në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, e cila do të vijojë me veprimet ligjore përkatëse ndaj të miturve të ndaluar.