Tiranë/ Qëllohet me armë zjarri në kokë 52-vjeçari, në gjendje të rëndë për jetën (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, në zonën e quajtur rruga e Elbasanit.

I plagosuri ka marrë një plumb në kokwë dhe është nisur për të marrë ndihmën e parë shëndetësore.

Dyshohet se i plagosur është Eduart Reçi. 52 vjeçari është qëlluar në një lokal pranë banesës së tij teksa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.