Tiranë – Pronar dhe shitës dyqani në pranga për kontrabandë, sekuestrohen 324 paketa cigare pa pullë fiskale

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Cigarette”, duke goditur një rast të shitjes së mallrave kontrabandë dhe fshehjes së të ardhurave. Si rezultat, janë arrestuar pronar dhe shitës dyqani, ndërsa një tjetër person është proceduar penalisht.

Të arrestuarit janë:

• P. G., 46 vjeç, pronari i dyqanit

• S. H., 39 vjeç, shitës në dyqan

Gjithashtu, është vënë nën hetim në gjendje të lirë B. G., 42 vjeç, vëllai i pronarit.

Gjatë kontrollit në dyqan, policia sekuestroi 324 paketa me cigare, të dyshuara si të kontrabanduara dhe pa pullë fiskale.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërsa materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme.

Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.