Tiranë/ Plagoset me thikë një shtetas anglez

Plagosje me mjet prerës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Vasil Shanto” në kryeqytet. Sipas informacioneve të para, i plagosur ka mbetur një shtetas anglez.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorit.