Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar situatë të paprecedent në Tiranë.
Gjatë karikimit, një automjet ka shpërthyer në flakë, duke u djegur djegur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Barrikadave në Tiranë, ndërsa kjo situatë ka lënë pa drita të gjithë zonën.
Automjeti ndodhej në parkimin e një pallati pranë ish Kinema 17 Nëntori.
Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën.
Ndërkaq, hetuesit do zbulojnë edhe shkakun e vërtetë të ngjarjes që fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ