Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Weekend”, duke arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në automjet.
Shërbimet e Komisariatit Nr. 7, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë ndaluar një automjet në zonën e Laknasit, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me silenciator dhe një krehër me municion luftarak.
Në pranga kanë rënë:
• Sandriano 25 vjeç, banues në Laknas, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, tashmë i akuzuar për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
• O. M., 21 vjeç, banues në Laknas, i arrestuar për “Moskallëzim krimi”, pasi ndodhej si pasagjer në automjet dhe nuk ka denoncuar armëmbajtjen e paligjshme.
Policia ka bllokuar automjetin, armën e zjarrit, municionin luftarak dhe tre celularë, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në hetimet e mëtejshme.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për vijimin e veprimeve ligjore.