Tiranë/ E rëndë në kryeqytet, vritet me thikë 24-vjeçarja

Ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë.

Një 24-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë.

Nga kqyrja e trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë nëse ngjarja ka të bëj me rastin e vetëvrasjes apo ngjarje me autor.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte  marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 24 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.