Tiranë/ Dyshimet për pengmarrjen e të riut, katër persona zbardhin ngjarjen e rëndë në polici

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme në Komisariatin nr. 3 katër persona, të cilët ndodheshin në një lokal në zonën e Doganës.

Të shoqëruarit janë dy vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes. Ata dyshohet se me forcë detyruan të fusin në makinë një të ri.

Pas largimit nga lokali, njëri prej të rinjve, në gjendje të dehur, ka refuzuar të hipë në automjet.

Familjarët janë detyruar ta fusin me forcë në makinë për ta dërguar në banesë. Aktualisht, të katërt ndodhen në komisariat, ku po japin sqarime për ngjarjen.